Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protestojnë blegtorët e jugut të Shqipërisë, shkak ulja e ndjeshme e çmimit të qumështit

NULL NULL
08.02.2025 12:18
Foto nga Euronews.al
Foto nga Euronews.al

Blegtorët e Gjirokastrës dhe Sarandës kanë zhvilluar një protestë tjetër këtë të shtunë në vendin e njohur si Ura e Kardhiqit, duke kërkuar mbështetje të menjëhershme nga shteti për një sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Ata shprehen të shqetësuar për uljen e ndjeshme të çmimit të grumbullimit të qumështit nga baxhot e bulmetit, që ka sjellë vështirësi të mëdha financiare dhe ka rrezikuar mbijetesën e këtij sektori jetik, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Sipas blegtorëve protestues baxhot e bulmetit kanë ulur ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit nga 170 lekë/litër në 130-140 lekë/litër  duke i çuar prodhuesit dhe blegtorët drejt falimentimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.