Protestojnë banorët serbë, nuk duan bazë policore në Dren të Leposaviqit NULL NULL 02.02.2023 14:42 02.02.2023 14:42 Foto e protestës është marrë nga Radio KIM. Dhjetëra banorë të fshatrave dhe Leshak të komunës së Leposaviqit janë vendosur në anën e magjistrales që të dërgon nga Mitrovica në pikën kufitare në Jarinje pikërisht afër fshatit Dren për të kundërshtuar nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës malore që të çon në fshatin Zaselje. Atje Ministria e Punëve të Brendshme sipas vendimit të 16 janarit të Qeverisë së Kosovës planifikon ndërtimin e një stacioni për policinë kufitare, njofton Klankosova.tv. Punimet për zgjerimin e rrugës që kishin nisur të mërkurën, sot zyrtarisht janë ndërprerë. Organizatorët e protestës i kanë thënë Klan Kosovës se veprimi i tyre është paqësor dhe sot e kanë kuptuar më mirë se atje do të ndërtohet stacion policior. Ata kanë kërkuar që një stacion të ndërtohet afër vijës kufitare e jo në brendësi të fshatit Dren. Derisa nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili është edhe koordinator i këtij aksioni, ka thënë për Klankosova.tv se për momentin situata është e qetë.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023