Lajmet e fundit
Operatorët e transportit të udhëtarëve kanë nisur sot një protestë paqësore para objektit të Komunës së Fushë Kosovës, pas pezullimit të transportit publik në disa fshatra.
Bëhet fjalë për linjat Grabovc-Prishtinë-Grabovc, Harilaq-Prishtinë-Harilaq, Henc-Prishtinë-Henc dhe Miradi e Epërme-Prishtinë-Miradi e Epërme.
Protesta ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 12:00, në rrugën “Tahir Zema”, përballë objektit të Komunës së Fushë Kosovës.
Ndërkohë, përfaqësuesit e operatorëve të transportit kanë hyrë në takim me kryetarin e Komunës dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, ku pritet të diskutohet për situatën dhe mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për këto linja. /Klankosova.tv