17:11, 9 Korrik 2020

Drejtori i policisë serbe Vladimir Rebiq sot ka njoftuar se gjatë protestave dyditore që shpërthyen në Beograd kundër masave për shtetrrethim nga presidenti Aleksandar Vuçiq, 118 oficerë policie u plagosën.

Ai tha se të gjithë atyre u dha ndihmë në institucionet shëndetësore në disa qytete në Serbi dhe se 153 persona u ndoqën penalisht mbrëmë, njofton Klan Kosova.

“Qytetarët dëshmuan një shkallë të jashtëzakonshme të dhunës mbrëmë, jo vetëm në Beograd, por edhe në Novi Sad, Nish dhe Kragujevac”, shkruan Tanjug.

“Një dhunë e tillë është e papranueshme dhe policia do të marrë të gjitha masat për të ndaluar dhunën në rrugë dhe rebelët do të sillen para drejtësisë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë