14:29, 29 Maj 2020

Gazetari i CNN-it, Omar Jimenez, është arrestuar sot derisa ishte duke raportuar drejtpërdrejt për protestat e dhunshme në Mineapolis pas vdekjes së një 46 vjeçari me ngjyrë i cili ishte arrestuar nga policia amerikane, transmeton Klan Kosova.

Jimenez u arrestua derisa ishte duke raportuar para disa policëve për sitatuatën që ishte në protesta.

Tërë arrestimi i tij ishte live derisa ai ishte me kartën e identifikimit në dorë dhe u thoshte policëve se janë ekip e CNN.

Arsyeja e arrestimi akoma nuk dithet deri tani, shkruan CNN.

Konkurs Pune

Lexo më shumë