Protestat ndizen në Brazil, pavarësisht infeksioneve në rritje NULL NULL 01.06.2020 10:16 01.06.2020 10:16 Në Brazil ka pasur përleshje në rrugët e Sao Paulo dhe Rio de Janeiro pas protestave si për dhe kundër presidentit Jair Bolsonaro. Gjatë vikendit, Brazili kapërceu Francën me numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi – ku gati 29,000 njerëz humbën jetën. Bolsonaro hypur mbi një kalë doli për t’u bashkuar me qindra mbështetës në kryeqytetin Brasilia. Asnjë përpjekje për distancim shoqëror – një shfaqje e mospërfilljes nga njeriu që në të kaluarën e ka quajtur koronavirusin një grip të zakonshëm. Mbështetësit e presidentit po bëjnë thirrje për ndërhyrje ushtarake dhe mbylljen e Gjykatës Supreme, transmeton Klan Kosova. Tensionet janë rritur midis Bolsonaros dhe gjyqësorit për shkak të një hetimi për ndërhyrjen politike nga presidenti. Bolsonaro gjithashtu akuzoi gjykatën e lartë këtë javë për censurë, pasi filloi të marrë në konsideratë akuzat për lajme të rreme dhe kërcënime nga mbështetësit e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Mësimdhënësi mbetet pa punë, vendin ia zë familjarja e Sami Kurteshit (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 21 minuta më parë