Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protestat masive serbe, Tahiri: Pushtetit në Serbi po i humb kontrolli (VIDEO)

NULL NULL
04.07.2025 13:04
Besnik Tahiri

Që disa muaj situata në Serbi nuk konsiderohet të jetë mirë për shkak të protestave masive anti-Vuçiq. Madje, numri i protestuesve ka shkuar mbi 140 mijë.

Lidhur me këto zhvillime, gazetari Besnik Tahiri në emisionin “Kosova Today” tha se pushtetit në Serbi po i humb kontrolli, transmeton Klankosova.tv.

“Pushtetit në Serbi po i humb kontrolli, dhe tash rezistenca qytetare-studentore ka kaluar në një formë krejt tjetër. Tash po quhen si protesta të kontejnerëve, për shkak se të gjithë kontejnerët që janë nëpër Beograd, në Novi Sad e në qytetet e mëdha, janë duke u përdorur nga protestuesit po krijojnë bllokada”, u shpreh Tahiri.

Tutje, gazetari shton se opozita në Serbi do të dërgojë një listë me emra të pjesëtarëve të ndryshëm paraushtarak e parapolicorë në Bruksel, pasi sipas tij, opozita po kërkon që BE t’ua ndalojë hyrjen në Bashkim Evropian këtyre personave.

“Por çka është interesante, momentalisht është një lajm i fundit që vjen nga opozita e Serbisë, e cila e ka bërë një listë të gjatë me emra të policëve, të formacioneve parapolicore dhe paraushtarake, dhe që këtë listë do ta dërgojë së shpejti, brenda ditës në Bruksel, dhe sipas opozitës në Serbi, krejt këta emra që ata do t’i dorozojnë pas pak në Bruksel, duhet Bashkimi Evropian t’ua ndalojë këtyre policëve, paramilitarëve, domethënë pjesëtarëve të ndryshëm paraushtarak e parapolicorë, duhet t’ua ndalojë hyrjen në Bashkimin e Evropian”, tha Tahiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.