Protesta të dhunshme në Hong Kong, dy persona në gjendje kritike NULL NULL 11.11.2019 17:31 11.11.2019 17:31 Dy persona janë në gjendje kritike pas një dite tjetër protestash të dhunshme në Hong Kong. Një protestues u plagos të hënën në mëngjes kur u qëllua në një distancë të afërt nga një oficer policie. Ai është personi i tretë që u qëllua nga policia që kur filluan protestat 24 javë më parë. Më vonë të hënën, një mbështetës i Pekinit u mbulua me lëng të ndezshëm pasi debatoi me protestuesit, të cilët po kërkojnë më shumë demokraci dhe përgjegjësi të policisë në Hong Kong. Shefi ekzekutiv i territorit Carrie Lam, duke folur para gazetarëve të hënën në mbrëmje, paralajmëroi protestuesit se nuk do të kishin sukses në realizimin e kërkesave të tyre. “Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të gjetur mënyra dhe mjete që mund t’i japin fund dhunës në Hong Kong sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ajo. Të hënën pati përleshje në Hong Kong midis protestuesve dhe policisë, të cilët qëlluan me plumba gome dhe gaz lotësjellës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.