Protesta të dhunshme në Bjellorusi NULL NULL 11.08.2020 13:24 11.08.2020 13:24 Bjellorusia është duke u përballur me protesta masive prej se kur u mbajtën zgjedhjet dy ditë më parë në këtë vend. Policia ka përdorur shkopa gome, ujë e gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. Një grup i të drejtave të njerëzve ka thënë se një protestues është vrarë ndërsa rreth 120 janë të arrestuar, raporton BBC. Protestat tanimë kanë kaluar në dhunë ekstreme ku gjatë protestave në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, shihet një qytetar duke hyrë mes turmës se policëve me veturë. https://twitter.com/Conflicts/status/1292964734640312323 Aleksander Lukashenko i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, ka fituar 80% të votave bazuar në numërimin preliminar të votave. Pas rezultatit zgjedhor, liderja opozitare, Svetlana Tikhanovskaya, ka marrë vendimin që të largohet nga Bjellorusia duke thënë se rezultati zgjedhor ishte i manipuluar. Tikhanovskaya thotë se këtë e ka bërë për fëmijët e saj, ndërsa tani gjendet në Lituani dhe se vendimi për t’u larguar ishte komplet i pavarur dhe nuk u ndikua nga askush. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.