Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për 1 tetor në mbështetje të çlirimtarëve.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Gjata ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën me moton “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.
Thirrjen e këngëtares e ka rishpërndarë në llogarinë e tij në Instagram edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi./Klankosova.tv
