Lajmet e fundit
Kryetarët e komunave të Kosovës do të protestojnë më 1 shtator, për të shprehur pakënaqësitë ndaj Qeverisë, të cilën e akuzojnë për dëmtim financiar dhe cenim të kompetencave të komunave.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se protesta do të mbahet në ora 11:00 dhe se pjesëmarrës do të jenë kryetarët, kabinetet dhe drejtoritë komunale, raporton Klan Kosova.
Sipas tij, komunave u janë marrë rreth 360 milionë euro përmes kontratave të centralizuara, ndërsa shqetësim tjetër është edhe planifikimi për vitin 2027, kur, sipas tij, mund të ketë mbi 3 mijë mësimdhënës më pak në drejtoritë komunale të arsimit.
Aliu tha se gjatë dy viteve të fundit nuk kanë pasur asnjë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Nga Asociacioni paralajmëruan se, nëse protesta nuk sjell rezultat, mund të ndërmerren edhe veprime të tjera.
Kronika sjell detaje: