Protesta në Tajlandë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Chan-ocha

Protesta në Tajlandë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Chan-ocha

NULL NULL
1 muaj më parë

Në kryeqytetin e Tajlandës në Bangkok sot pritet të protestojnë dhjetëra mijëra njerëz, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministri, Prayuth Chan-ocha.

Qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjen e vendit dhe do të kërkojnë edhe ndryshime në rregullat e monarkisë, transmeton Klankosova.

Sipas burimeve të Reuters deri tani atje janë mbledhur 5 mijë persona. Korrespodenti i BBC në Bangkok, Jonathan Head thotë se një seri skandalesh politike dhe situata me pandeminë COVID-19, kanë shtuar pakënaqësi tek qytetarët.

Kryeministri i Tajlandës Prayuth Chan-ocha e mori pushtetin në vitin 2014 pas një grusht shteti të organizuar atëherë në Tajlandë.