23:23, 10 Dhjetor 2019

Rrugët e Stokholmit të Suedisë u mbushën me protestues.

Shumë njerëz kanë dalë të shprehin zemërimin e tyre për dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë autorit Peter Handke, njofton Klan Kosova.

Shkrimtari austriak që e përkrahu gjenocidin ndaj shqiptarëve, e mori të martën këtë çmim.

Handke ka qenë një mbështetës i vendosur i serbëve dhe ka mohuar që masakra e 8 mijë myslimanëve boshnjakë në qytetin e Srebrenicës ishte gjenocid.

Lidhur më këtë shpërblim për Handken edhe mjekja suedeze Christina Doctare e ka kthyer prapa çmimin Nobel të fituar në vitin 1988.

Derisa një anëtar i komitetit që propozon kandidatë për çmimin dha dorëheqjen nga posti i tij.

Ceremonia u pasua nga një bojkot nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vende të tjera.

Edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka reaguar ndaj ndarjes së çmimi Nobel për shkrimtarin austriak .

Në fjalimin e tij për Ditën e të Drejtave të Njeriut, i pari i shtetit turk deklaroi se “Dhënia e Çmimit Nobel në Letërsi një personi racist që mohon gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe mbron kriminelët e luftës nuk do të ketë kuptim tjetër përveç shpërblim të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Kronikë nga Rejhane Selimi

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë