Lajmet e fundit
As ujësjellësi e as puset nuk qesin ujë.
Për këtë, disa banorë të Gërdovcit të Podujevës dolën në protestë të dielën, meqë tash e sa kohë kanë mbetur pa furnizim me ujë nga KRU “Prishtina”, raporton Klan Kosova.
Gjendja u përkeqësua dy vitet e fundit, sidomos pasi nuk ka shtypje as nga ujësjellësi e as nga bunaret.
Banorët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa, nuk do të rrinë duarkryq.
E nga KRU “Prishtina” e pranojnë se ka vështirësi në furnizim dhe po punojnë rreth këtij problem.
Klikoni në videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë nga kronika e Klan Kosova: