Protesta në Australi kundër mbylljes anti-COVID

Protesta në Australi kundër mbylljes anti-COVID

NULL NULL
2 months më parë

Mijëra njerëz janë mbledhur në Sidnei të Australisë kundër masave mbyllëse anti-COVID.

Protesta, por më të vogla në numër, janë mbajtur edhe në qytete të tjera australiane si Melburn dhe Brisbane.

Njerëzit bërtisnin “liri” teksa marshonin në qendër të Sidneit, përderisa forcat policore i kanë arrestuar 57 protestues.

Qeveritë në Australi i kanë rivendosur masat e mbylljes pasi është rritur numri me infeksione.