Protesta e zhurmshme e ndërtimtarëve NULL NULL 23/04/2015 23/04/2015 Organizatat e ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore sot mbajtën një marsh me makineri motorike në kryeqytet. Ata u nisën nga Çagllavica deri në rrethin kryesor në Prishtinë si grup i organizuar në mënyrë masovike. Pikëtakimi i tyre ishte sheshi “Nëna Terezë” ku më pas vazhduan marshin drejt komunës së vjetër të Prishtinës me vazhdim drejt objektit të komunës së re. Ata kërkuan shkarkimin e drejtorit të Urbanizmit Liburn Aliu si dhe shefit të sektorit të ndërtimeve Ergyn Hajredinaj. Shoqata e ndërtimtarëve po konsideron se fajtorë kryesor janë këta të fundit sepse kanë penguar zhvillimin e bizneseve. Përmes kësaj proteste, ndërtimtarët poashtu kërkuan respektimin e ligjit dhe të drejtës se bizneseve për ushtrimin e veprimtarisë. Për më tepër, ata derdhën kamionë me beton para objekteve të dy komunave, dhe më pas u shpërndanë të qetë. Gjatë këtij tubimi, policia ka qenë prezente , por nuk është shënuar ndonjë incident. https://www.youtube.com/watch?v=5Zn2ZVOh1F4