Protesta e sotme në Shkup: 10 mijë protestues - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protesta e sotme në Shkup: 10 mijë protestues

NULL NULL
13/06/2015
“Jemi sot këtu që të deklarohemi se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nuk i përfaqësojnë më shqiptarët e Maqedonisë”.

Në protestat e sotme në Shkup, të organizuara nga Lëvizja Besa, nuk ka pasur asnjë incident, thuhet në komunikatën e Këshillit Organizativ të kësaj proteste.

Sipas po të njëjtës komunikatë në protestë me parullën “Protestoj Shqip”, kanë marrë pjesë 10 mijë protestues, të ardhur nga të gjitha vendet e Maqedonisë.

Disa nga mesazhet e protestës të Organizuara nga Këshilli Organizativ i “Protestoj Shqip”, që u lexuan para protestuesve ishin edhe se, nëse “maqedonasit duan të jetojnë bashkë me shqiptarët në një shtet dhe të ndërtojnë një ardhmëri të përbashkët, përfundimisht duhet të heqin dorë që shtetin ta shohin si pronë të tyre kombëtare”, transmeton Klan Kosova.

“Sot më shumë se kurrë Maqedonia ka nevojë për një marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase, të arritur në kushte të paqes e pa presion, por që do të jetë një marrëveshje e afatizuar, e cila do të implementohet pa sabotime, por me vullnet të dyanshëm”.

“Për shkak të veprimeve të shumta antishqiptare dhe antishtetërore, janë vetëm disa nga arsyet që kjo qeveri duhet të ikë. Të ikë dhe të japë përgjegjësi për të gjitha këto shpërdorime”.

“Jemi sot këtu që të deklarohemi se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nuk i përfaqësojnë më shqiptarët e Maqedonisë”.

Protesta ishte e përkrahu edhe nga shumë personalitet të famshme në Maqedoni.