Protesta e “Pastrimit”, Ferizaji heq plehërat e Prishtinës (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 14.03.2023 21:18 nga Agnesa Sahiti 14.03.2023 21:18 Mbeturina të shumta u grumbulluan në pjesë të ndryshme të Prishtinës të martën. Krejt kjo ngjau, ngase punëtorët e KRM “Pastrimi” nuk i mblodhën ato në shenjë proteste, pasi po duan rritje pagash dhe kushte më të mira të punës. Situata e krijuar nuk u pëlqen qytetarëve, megjithëse i mbështesin kërkesat e tyre. Punëtorët, të martën u dakorduan që të kenë rroga me rritje nga maji, por nuk kanë marrë ende vendimin e shkruar nga bordi, andaj pa atë thonë se nuk do të vazhdojnë punën. “Pa një vendim të bordit për rritje të rrogave nuk dalim, nuk jena na për mos me punu se me qeta kamionë edhe në vështirësi edhe kushte kemi funksionu, ama ka ardh pika e fundit nuk kemi ku me shku me 330 nuk munden punëtorët me ja dalë”, tha Florim Cakiqi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve KRM “Pastrimi”. Ata gjatë ditës i takuan edhe komunarët, që u thanë se i përkrahin kërkesat e tyre, porse duhej të lajmëroheshin më herët. Të parët ndërkaq deklarojnë se ia nisën ankesat menaxhmentit qysh nga shkurti. Drejtori për Shërbime Publike, Ilirik Musliu, bëri të ditur se kanë diskutuar edhe me bordin e ndërmarrjes dhe të mërkurën do ta marrin vendimin nga ta që pagat me ngritje të dalin nga maji, e të diskutojnë me punëtorët për t’i filluar shërbimet. Ndërkohë, thotë se kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme për grumbullimin e mbeturinave. “Kemi marrë një mbështetje prej Ferizajt, i cili është duke na ndihmu me makineri, në të njëjtën kohë me kontrata që i kemi të mirëmbajtjes rrugore, kemi kërkuar nga këta që me dalë me makineritë që i kanë të cilat munden me na ndihmu me ba grumbullimin e mbeturinave”, tha ai. Këta vepruan menjëherë dhe rreth mbrëmjes, Prishtina filloi të pastrohet.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months