Lajmet e fundit
Ftesa për protestën e thirrur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ishte e hapur për të gjithë kryetarët, por asnjë udhëheqës lokal nga radhët e Vetëvendosjes dhe Guxo nuk mori pjesë në të.
Kryetari i Mitrovicës dhe ai i Podujevës, Faton Peci e Shpejtim Bulliqi, e kritikuan organizimin, duke e cilësuar si të politizuar, raporton Klan Kosova.
Ndaj këtyre akuzave reagoi kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, duke i kundërshtuar pretendimet për politizim.
Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se nuk ka presion politik dhe se në organizimet e ardhshme mirëpret edhe kryetarët nga VV-ja. /Klankosova.tv