Protesta e Astirit, policia ndalon tre persona NULL NULL 23.07.2019 08:15 23.07.2019 08:15 Janë shënuar sërish tensione në protestën në zonën e Astirit ku banorët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre. Edhe këtë të hënë ka pasur incidente mes policisë dhe protestuesve. Mësohet se në orët e vona të mbrëmjes policia ka shoqëruar 3 persona pas përplasjeve, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova. Sipas të njëjtave burime, 2 nga të arrestuarit janë Maliq dhe Edi Ferhati, ndërsa emri i personit tjetër të ndaluar nuk dihet. Banorët e Astirit protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre në hyrje të Tiranës prej thuajse 6 muajsh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.