Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Proteina e malaries mund të jetë ilaçi kundër kancerit

NULL NULL
14.10.2015 16:13

Shkencëtarët rastësisht mund të kenë bërë një hap shumë të rëndësishëm në kërkim të kurës ndaj kancerit.

Ata kanë zbuluar papritur se një proteinë e malaries mund të jetë një armë efektive kundër  kësaj sëmundje, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët danez, ishin duke u përpjekur për ta gjetur një mënyrë për t’i mbrojtur gratë shtatëzëna nga malaria, që mund të paraqet probleme të mëdha për shkak se ajo sulmon placentën.

Por ata kuptuan rastësisht që proteina e malaries mund të jetë një armë kundër sëmundjes së shekullit.

Ky mund të jetë një hap i rëndësishëm drejtë shërimit të kësaj sëmundjeje.

Shkencëtarët kanë kombinuar një grimcë të proteinave  që përdorin për vaksinë të malaries dhe e kanë kombinuar atë me një toksinë, që mund të futet deri tek qelizat që janë prekur nga kanceri dhe t’i shkatërrojë ato.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.