11:15, 15 Tetor 2019

Ministri i Mbrojtjes njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se “prostitucioni hyri në politikën serbe me Boris Tadiqin si president i Serbisë”.

Sipas tij, kjo ndodhi  kur ai u kërkoi falje kroatëve për luftën civile që ata zhvilluan me serbët, mashtruan Rusinë në Kombet e Bashkuara, dëboi UNMIK-un dhe solli EULEX.

Vulin ka përmendur edhe siç e quajti ai “mosekzistencën politike të Tadiqit ndaj votuesve të Partisë Demokratike si një shembull, kur ai nënshkroi një deklaratë pajtimi me SPS-në vetëm për të mbetur në pushtet pavarësisht humbjes në zgjedhje”, transmeton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë