Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prorokoviq: Washingtoni qëndron pas konfliktit në Kumanovë

NULL NULL
12.05.2015 16:17
Politologu serb Dusan Prorokoviq, ka dhënë një version të historisë, se kush qëndron prapa inskenimit të konfliktit të armatosur në Komanovë.

Politologu serb Dusan Prorokoviq, ka komentuar rreth ngjarjeve që tronditën Maqedoninë në ditët e fundit. Ai ka thënë se pas sulmeve qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përfshirjen e shqiptarëve në përleshjet e armatosura në qytetin verior të Maqedonisë, Washingtoni e ka përdorur që të sabotojë Rusinë për planet e saj rreth ndërtimit të tubacionit të gazit ”Turkish Stream”, thotë Prorokoviq.

“Shqiptarët janë shfrytëzuar për të penguar implementimin e projektit “Turkish Stream” dhe konflikti i armatosur është përdorur si një mënyrë për t’i bërë presion Europës ”, ka konstatuar Dusan Prorokoviq.

Sipas Prorokoviq, kryengritja e shqiptarëve në Kumanovë, ka shumë të ngjarë që është orkestruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të NATO-s që të prishë planet për ndërtimin e tubacionit të gazit në Moskë.

Tubacioni i ri pritet të kalojë nëpër Turqi dhe do të bëjë shpërndarjen e gazit nëpër kufirin turko-grek. Kjo linjë do të furnizojë konsumatorët e Europës Jugore, raporton gazeta Sputnik.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.