Propozohet që procesi për zgjedhjen e guvernatorit të BQK-së të kthehet në pikën zero - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Propozohet që procesi për zgjedhjen e guvernatorit të BQK-së të kthehet në pikën zero

NULL NULL
28.03.2023 18:16
Komisioni për Buxhet

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka pasur sot kuorum për vendimmarrje për të rekomanduar në seancë të Kuvendit përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas shumicës së anëtarëve të komisionit, paneli përzgjedhës i BQK-së nuk ka përmbushur kërkesat e ligjittë BQK-së për konkursin për guvernator, andaj është theksuar nevoja që i tërë procesi të rikthehet në pikën zero. Megjithatë, as për këtë propozim, disa anëtarë të komisionit nuk kanë votuar dhe rrjedhimisht nuk ka pasur vendimmarrje.

Kryetari i komisionit, Armend Muja ka thënë se ky proces nuk i plotëson kushtet formale-juridike që katër kandidatët e përzgjedhur nga paneli i BQK-së t’i dërgohen Kuvendit që njëri prej tyre të zgjidhet guvernator.

Kritika ndaj tërë procesit ka adresuar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar bordin e BQK-së për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit. Mirëpo, këto pretendime i ka mohuar kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, raporton KosovaPress.

Kandidatët që janë propozuar nga paneli përzgjedhës i BQK-së për guvernator janë: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.