Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Propozimi i Shqipërisë për Asociacionin, Sejdiu: Nëse s’ka koordinim Rama-Kurti, vaj halli për kombin (VIDEO)

NULL NULL
08.06.2023 21:50
Dardan Sejdiu

Opinionisti Dardan Sejdiu vlerëson se propozimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë një “testim ujërash”.

Sipas tij, situata mund të jetë keq, nëse dërgimi i draftit te Olaf Scholz i Gjermanisë dhe Emmanuel Macron i Francës, është bërë pa koordinim Kosovë-Shqipëri.

“Nëse nuk është bërë me koordinim, vaj halli për neve, vaj halli për kombin. Nëse dy kryeministrat nuk mund të merren vesh për testin ujërash për gjërat që kanë rëndësi të madhe, kemi një situatë serioze”, është shprehur Sejdiu në Rubikon në KlanKosova.tv.

“Para se të gjykojmë Ramën dua të japë benefitin e dyshimit se ka koordinim, që nuk bëhet publike në rrethanat e tilla”.

Sejdiu ka thënë se beson që situata e fundit është një plan i Kurtit të cilin e argumenton: “Besoj që e ka një plan. Kurti po kërkon me anë të këtyre eskalimeve që të kërkojë rrethanë të re të diskutimit që nuk është Asociacioni, por marrëveshja gjithëpërfshirëse”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.