Propozim-aktakuza për Thaçin dhe Veselin, Rama nga Tirana kërkon bashkimin e faktorëve politikë shqipfolës NULL NULL 03.07.2020 12:08 03.07.2020 12:08 Kur ka folur për propozim-aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë nga Tirana se të gjithë faktorët politikë, në Kosovë dhe Shqipëri, duhet të jenë të njëzëshëm për të mos lejuar që ky proces të jetë i padrejtë ndaj Kosovës dhe luftës çlirimtare. “Dëshiroj të rinënvizoj edhe njëherë atë që u përpoqa ta përcjell, qoftë në Kuvendin e Shqipërisë apo gjatë vizitës në Prishtinë, lidhur me situatën e krijuar nga shpallja publike e një fletë-rrufeje në adresë të presidentit të Kosovës duke theksuar që ajo fletë-rrufe duhet të përbëjë një motiv shumë të fortë nxitës për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës, qofshin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut apo kudo, për të qenë të njëzëshëm në raport me domosdoshmërinë që drejtësia të jetë e drejtë dhe që një proces gjyqësor i mundshëm si rezultat i angazhimit të Kuvendit të Kosovës në miratimin e një Gjykate Speciale për të zbardhur deri në fund të gjitha pretendimet dhe akuzat lidhur me krimet në luftë të mos deformohet duke u transformuar në një proces padrejtësie ndaj Kosovës, luftës çlirimtare dhe autoriteteve të shtetit sovran të Kosovës”. Shefi i qeverisë shqiptare, në konferencën e përbashkët me homologun kosovar Avdullah Hoti, ka thënë se ka pritur që të ketë keqintepretime të qëndrimit të tij për këtë rast, derisa ka nënvizuar se qëndrimi i tij nuk ka qëllim të ndërhyrjes në drejtësi. “Natyrisht që janë të prishtme, për fat të keq, keqintepretimet qoftë mes nesh në mjedisin shqipfolës qoftë edhe në mjedisin anglishtfolës të këtij qëndrimi duke ngatërruar pikërisht thelbin, pasi ky qëndrim nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me ndonjë përpjekje për të nënvlerësuar e lërë me pastaj për të penguar politikisht një proces të drejtë ligjor, por ka të bëjë me krejt të kundërtën – diskreditimin publik të këtij procesi përmes një shpallje mediatike të panjohur në praktikën e njohur të drejtësisë, të një fajësie të supozuar të kreut të shtetit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës së bashku me të tjerë. Në këtë pikë nuk ka mundësi të bëhet asnjë kompromis në heshtje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024