Pronat e uzurpuara në fokus të takimit Kuçi-Jevtiq NULL NULL 06.10.2015 15:51 06.10.2015 15:51 Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, u takua sot me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Takimi i dy ministrave ishte iniciuar nga Jevtiq, për të kërkuar mbështetje për zbatimin e një prej konkludimeve të iniciativës rajonale rreth pronës së uzurpuar. “Qëllimi ynë është që të shohim se çfarë mund të përmirësohet në zgjidhjen e problemit të pronës së uzurpuar”. “Kjo nuk është një çështje vetëm e serbëve, por e gjithë qytetarëve të Kosovës njësoj, dhe ne duhet ta zgjidhim në mënyrën sa më efikase të mundshme”, tha Jevtiq. Ky i fundit theksoi se ndonjëherë gjykata merr vendime të çuditshme, kur bëhet fjalë për pronën e uzurpuar. “Në Prizren kemi dy shembuj të këtyre vendimeve të çuditshme, njëri prej të cilëve është kur gjykata vendosi në favor të personit që ka bërë kërkesën për kthimin e pronës, por ai person nuk ka mundur të ushtrojë të drejtën në pronën e tij për shkak se pala që e ka paditur ka kërkuar ti paguhet rrënimi i objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.” Nga ana e tij, ministri Kuçi, ka thënë gjatë takimit se në kuadër të një sistemi gjyqësor në Kosovë, ekzistojnë dy organe që merren me këtë çështje e ato janë: Agjencioni për të drejtën Pronësore dhe Oda e Veçantë e gjykatës. Ai ka shtuar se ministri për komunitet ka mbështetjen e plotë në përpjekjet e tij për zgjidhjen më efikase të problemit së pronës së uzurpuar, sepse çdokush ka të drejtë dhe duhet të kthehet në pronën e tij dhe të jeton në të, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 15 minuta më parë