Pronari i katër hektarëve misër dhe tre hektarëve grurë e 100 koshere bletë: Bujqit janë heronj (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pronari i katër hektarëve misër dhe tre hektarëve grurë e 100 koshere bletë: Bujqit janë heronj (VIDEO)

NULL NULL
30/06/2022

Mendjen për t’i bashkangjitur të 42 mijë qytetarëve të ikur nga Kosova, vetëm në vitin 2021, nuk e ka hiç.

Një bujk nga Lipjani. Gzim Peja, si mysafir në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se për t’u marrë me bujqësi, është krenari, që të ofron jetesë të mirë në Kosovë.

Peja tha se vetëm sivjet i ka mbjell katër hektarë misër, një pjesë të së cilit edhe në serë, ku tashmë shtalba ka nisur të shesë në treg, para importit nga Shqipëria.

Veç kësaj, ai tha se ka mbjell 3.5 hektar grurë, një hektar dredhëza, 21 ari serrë dhe është kultivues i 100 koshereve bletë.

Bujku nga Lipjani, theksoi se “dredhëza është ari i kuq”, nga i cili ka shumë përfitime.

Sivjet nga 20 ari, ka grumbulluar 2 tonë dredhëz, çmimi i të cilit varion rreth 2 euro për kilogram.

Bujku plot vullnet nga Lipjani, kërkoi më shumë ndihmë nga institucionet shtetërore, sidomos në projekte për ujitjen e tokave bujqësore, në sistemin parandalues të breshrit, e po ashtu edhe në subvencionime më të leverdishme, që shtojnë vullnetin për tu marr me bujqësi.

Sipas tij, sivjet, për ta mbjell një hektar grurë, me pajisje bujqësore personale, ka kapur vlerën e 800 eurove. Andaj, edhe shitja nëpër mullinj duhet të subvencionohet më mirë.