Pronari futet në fushë, kërkon që penaltinë ta godasë tjetërkush...dhe ai "tjetërkushi" e humb (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pronari futet në fushë, kërkon që penaltinë ta godasë tjetërkush…dhe ai “tjetërkushi” e humb (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Stoyne Manolov, pronari i klubit bullgar, Tsarsko Selo, që luante në ligën elitare të këtij shteti, e ka bërë një veprim bizar.

Për klubin e tij ishte akorduar një penalti në minutën e fundit dhe në rast të konvertimit, klubi i tij do ta siguronte mbetjen në ligë.

Futbollisti Yufupha Yaffa e kishte marrë topin duke synuar që ai ta godasë penaltinë edhe pse nuk ishte goditësi standard i tyre.

Me të parë këtë, Manolovi është futur në fushë dhe është ballafaquar me Yaffan, duke kërkuar që penaltinë ta godasë ylli i skuadrës, Martin Kavadanski.

Mirëpo, ky i fundit e kishte humbur penaltinë me ç’rast klubi ka rënë nga liga.