Lajmet e fundit

Një person është arrestuar në rrugën “Hoxhë Hasan Tahiri” në Mitrovicë nën dyshimin se ka kanosur një person tjetër lidhur me një çështje pronësore.
Rasti është raportuar mesditën e së premtes. Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima janë shtetas kosovarë, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.