Promovohet “Tingulli Magjik”, libër fëmijësh mbi operën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Promovohet “Tingulli Magjik”, libër fëmijësh mbi operën

NULL NULL
16.03.2023 18:02
Opera e Kosovës

Një libër i ilustruar për fëmijë nga autorja Abigejla Voshtina, plot informacione për operën, është promovuar sot në kuadër të EDU Operës.

EDU Opera është një program interaktiv për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të muzikës në vend i mbështetur nga Ministria e Kulturës, transmeton Klan Kosova.

Fëmijët e shkollave fillore që morën pjesë në këtë ngjarje, patën mundësi të ndjekin po ashtu provën gjenerale të shfaqjes “Flauti Magjik” të Operës së Kosovës, e cila jepet premierë sonte nga ora 19:00.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv