Promovohet në Prishtinë libri “Zorba” që synon afrimin diplomatik Kosovë-Greqi (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Promovohet në Prishtinë libri “Zorba” që synon afrimin diplomatik Kosovë-Greqi (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 25.05.2023 20:25

Në Institutin Albanologjik të Kosovës të enjten u promovua përkthimi i librit “Zorba” i autorit Niko Kazantzakis. Ky i fundit, që është shkrimtar grek, u tha të jetë shumëfish i lexuar dhe se libri i tij i përkthyer në disa gjuhë të botës.

Promovimi i kësaj vepre u vlerësua si hap i mirë drejt lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Greqisë, raporton Klan Kosova.

Udhëheqësja e Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, Heleni Vakali, tha se Greqia i kushton vëmendje të madhe raporteve kulturore sepse sipas saj, vetëm kështu dy popuj do ta njohin më mirë njëri-tjetrin.

“Zorba” u tha se përbën një nga veprat më të njohura të shkrimtarit dhe kualifikohet ndër 100 librat më të mirë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.