Promovohet në Prishtinë libri “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë” NULL NULL 08.07.2025 15:27 08.07.2025 15:27 Eshte promovuar libri “Dëshmitari i gjenocidit në Srebrenicë” i të mbijetuarit dhe njëherësh autorit Mevludin Hrnjiq me rastin e shënimit të 30 vjetorit të gjenocidit atje Ky libër është botuar nga shtepia botuese e Bashkësisë Islame të Kosovës “Dituria”. “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”, u tha se është zë i të gjithë atyre që këtë masakër mundën ta tregojnë, njofton Klankosova.tv. Myftiu Naim Tërnava tha se ky përvjetor i dhimbshëm shënohet edhe me këtë promovim që është në gjuhën shqipe. Ai theksoi se ky libër nuk do të ekzistonte pa guximin e vendosmërinë e autorit, derisa shtoi se Srebrenica nuk është veç vend në hartë por plagë. Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ky libër është më shumë se një kujtim personal është një gur kujtesë. Derisa vete autori tha se këtë vepër e ka bërë në shenjë përkujtimi se Srebrenica është plagë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.