Promovohet libri “Sfinksi pyet sërish” i autorit Ismail Syla NULL NULL 13.05.2019 15:34 13.05.2019 15:34 Është promovuar libri me poezi “Sfinksi pyet sërish” i autorit Ismail Syla. Recensentët thanë se autori Syla ka shfaqur në poezitë e tij begati idesh, konceptesh, motivesh e gjetjesh. Autori i librit, Ismail Syla, duke falënderuar të pranishmit, lexoi dy epe nga libri i ri i botuar me poezi.Botuesi i librit, Avdullah Zeneli, tha se libri është i zbërthyer mirë.“Botuesit nuk i takon të flasë…Por fakti që autori më ka besuar botimin më detyron të flas diçka”, tha Zeneli.“Librin e zbërthyen shumë mirë parafolësit dhe e kanë mirë të gjithë”, shtoi ai. Studiuesi i librit, Behar Gjoka, tha se ky libër lë të kuptojë se çfarë ndodh me shpirtin, me kohën si dhe çka duam e s’duam ne. “Simbolika e sfinksit është diçka tjetër a jemi gati të sakrifikojmë. Kemi poetikë klasike dhe moderne”, tha Gjoka. Profesori Hajdin Abazi, në këtë përurim që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare, tha se me këtë libër, autori Ismail Syla ngjitet dhe shkëlqen në poetikë.“Ismail Syla edhe më herët ka shënuar kthesë në krijimtarinë e tij të veçantë në të cilat shënon ngjitje në qiellin poetik. Ismail Syla është shquar për kapje të nuancave. Pa fije dyshime është poezia ajo me të cilën shkëlqen Ismail Syla”. “Autori Syla ka shfaqur tek poezia begati idesh, konceptesh, motivesh e gjetjesh, si dhe mbresa poetike. Poezia është shpirti i Ismail Sylës”, ka përfunduar Abazi, raporton EO. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 57 minuta më parë