21:35, 21 Shtator 2019

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në promovimin e librit monografik “Nexhmije Pagarusha”.

Libri është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë – Nexhmije Pagarushës.

Ministri Gashi gjatë kësaj ceremonie solemne ka thënë se Pagarusha në kohën kur Kosova nuk njihej shumë sa i përket kulturës, më zërin e saj u bë shkas që një vend i vogël i Ballkanit të prezantohej ndryshe, njofton Klan Kosova.

“Ishte zëri i një vajze të re, që nuk e kishte të lehtë përballjen me kohën kur jetonte. Po flasim për vitet e ’50 dhe ’60. Aso kohe vajzat po përballeshin edhe me pamundësinë e shkollimit ndërsa Nexhmije Pagarusha pos një këngëtareje që qysh në fillet e karrierës shihej që do të shkëlqente, nuk e la me kaq. U shndërrua në një shkëlqim që hidhte shkëndija drite tek bashkëmoshatarët e saj”, tha ministri Gashi.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë