Promovohen në Ulqin dy librat e Adriatik Kelmendit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Promovohen në Ulqin dy librat e Adriatik Kelmendit

NULL NULL
19/08/2022

Në hapësirat e muzeut të Ulqinit, në kala, po bëhet promovimi i dy librave të autorit të njohur Adriatik Kelmendi.

Promovimin e dy librave të rinj e ka bërë të ditur vetë Kelmendi, i cili tha se librat janë titulluar “Smells Like Teen Spirit” dhe “Si mund të jetojmë diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?”

”Kam kënaqësinë e veçantë që ta bëj promovimin e dy librave të mi të fundit në hapësirat e muzeut të Ulqinit, në kala! Ky është promovimi i parë i librave ‘Smells Like Teen Spirit’ dhe ‘Si mund të jetojmë diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?’, Botimet KOHA, për shkak se ata dolën nga shtypi vetëm pak ditë para pandemisë dhe kjo pamundësoi organizimin”.

Siç shkruan Kelmendi, shije më shumë këtij organizimi të promovimit të librave iu shton edhe një fakt tjetër:

”Jam, po ashtu, shumë i nderuar me ftesën e bërë nga Organizata Turistike dhe Qendra e Kulturës në Ulqin që t’i prezantoj librat në hapësirat, të cilat vetëm një mur i ndan nga shtëpia ku është rritur nëna ime”.

Folës gjatë promovimit të librave ”Smells Like Teen Spirit” dhe ”Si mund të jetojmë diku tjetër kur në botë ekziston Parisi?” janë Arbër Vllahiu, Bardh Rugova dhe Rrahman Paçarizi.