Prokurorja Pula paraqet objektivat e Prokurorit të Shtetit NULL NULL 17.01.2020 14:09 17.01.2020 14:09 Në kuadër të “Konferencës vjetore të prokurorëve”, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, ka paraqitur objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2020, si dhe ka prezantuar Planin e punës. Pula, ka potencuar se objektivat e Prokurorit të Shtetit janë, avancimi i punës profesionale të prokurorit të shtetit, fuqizimi i besimit të publikut se prokurori i shtetit është profesional, transparent, llogaridhënës, efikas, efektiv dhe i pavarur, si dhe forcimi i luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu ajo theksoi se digjitalizimi dhe modernizimi i punës, forcimi i pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të prokurorit të shtetit, janë objektiva të cilat ka ky institucion. Ndërkaq, një ndër objektivat e prokurorit të shtetit është edhe sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve të fituara me vepër penale. Prokurorja Pula, tha se mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti dhe krijimi i një ambienti të sigurt për të gjithë janë gur themele të punës së Prokurorit të Shtetit, kurse vendosja para përgjegjësisë e të gjithë shkelësve të ligjit dhe ndjekja deri në dënimin meritor është synimi parësor, duke theksuar se Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të jetë i pavarur, i drejtë dhe të kërkojë vënien e drejtësisë në çdo rast, duke vepruar me etikë, profesionalizëm të lartë dhe duke u përpjekur për të arritur përsosmërinë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 17 orë më parë