Prokuroria Themelore në Prizren heton listat e veteranëve NULL NULL 07/09/2018 07/09/2018 Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka filluar të hetojë listat e veteranëve të cilat po dyshohen për manipulime dhe fryrje të numrit të tyre. Ai ka mbajtur takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren dhe ka kërkuar intensifikimin e hetimeve për këtë rast, njofton Klan Kosova. “Kryeprokurori Shala, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë Zonën Operative të Pashtrikut, Brigadat 121, 122, 123, 124, 125, 126 dhe 128”, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie. Kryeprokurori për këtë rast ka caktuar një prokuror i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë, dhe në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër.
Kosova Publikohet raporti i Dialogut Kombëtar për Rini, Kurti: Rinia tek ne është e veçantë 21 minuta më parë
Kosova Clewlow: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë (VIDEO) 22 minuta më parë