Prokuroria Themelore do të shpalos gjetjet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit NULL NULL 05.05.2023 08:26 05.05.2023 08:26 Prokuroria Themelore në Pejë sot do të shpalosë gjetjet nga hetimi për njërën nga vrasjet më tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të saj. Nëpërmjet një konference nga ora 15:00, do të jepen detaje nga gjetjet që janë bërë nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ndodhur më 26 nëntor të vitit 2021. Ndryshe, Klan Kosova pati raportuar ekskluzivisht që një predhë e plumbit që u gjet në veturën e të dyshuarve, Halil Mehmetajt dhe tre djemve të tij, Malsorit, Kastriotit e Kreshnikut, u dërgua për ekspertizë në Zvicër. Raportet e arritura nga shteti Helvetik, do të tregohen poashtu në konferencën e sotme. Ndaj të dyshuarve, që vranë shoferin e autobusit – Gani Gjokajn, dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj është mbajtur veç një seancë gjyqësore, në të cilën edhe janë dëgjuar dëshmitarët e prokurorisë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023