Prokuroria Speciale reagon për rastin Dehari: S’kemi manipuluar me prova NULL NULL 14.04.2022 14:48 14.04.2022 14:48 Prokuroria Speciale ka reaguar lidhur me rastin Dehari. Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale thotë se nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër. “Prokuroria e Republikës së Kosovës, ia bënë të qartë Ministrisë së Drejtësisë, por edhe opinionit të gjerë, se ne nuk e kemi komentuar raportin por vetëm se kemi publikuar konkluzionet e raportit të ekspertizës të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Prokuroria Speciale siguron opinionin se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicërr. Andaj, pretendimet tendencioze dhe dashakeqe të Ministres së Drejtësisë, karshi Prokurorisë Speciale janë të paqëndrueshme si dhe kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit public”, thuhet në komunikate. Ndër të tjera, kjo prokurori thotë se kushdo që ka dyshim mbi këto përfundimi, le t’I drejtohet Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës për informacione shtesë. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtoj rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari. Po ashtu, i sigurojmë opinionin se Prokuroria Speciale në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga askush që pretendon të ndërhyj në këtë rast. Çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet më tej, transmeton Klankosova.tv. Më poshtë mund të shihni dokumentin që tregon konkluzionet e Instituti të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë