Prokuroria Speciale bën dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit kundër tre personave, njëri për krime lufte

Prokuroria Speciale bën dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit kundër tre personave, njëri për krime lufte

NULL NULL
1 day më parë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Specialja njofton se kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, kërkesa e dytë e urdhër arrestit është kundër dy personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK.