Në mesin e të arrestuarve në “Brezovica 6” raportohet se është edhe Berat Lahu (VIDEO) NULL NULL 21.09.2022 08:39 21.09.2022 08:39 13:08 – Në mesin e të arrestuarve në aksionin “Brezovica 6” raportohet se është edhe asamblisti i VV-së në Prishtinë Në mesin e të arrestuarve në aksionin e “Brezovica 6” po raportohet se është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë Berat Lahu. Kjo u konfirmua nga prokurori i rastit Rasim Maloku, shkruan Gazeta Express përcjell Klankosova.tv Prokurori Rasim Maloku tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”. Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale. 12:50 – Tre nga shtatë të arrestuarit në aksionin e Brezovicës janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit Tre nga shtatë të arrestuarit në aksionin e Brezovicës janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kështu tha për Klankosova.tv prokurori i rastit Rasim Maloku. Të njëjtit dyshohen për veprat penale, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”. Sot Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe policia e kanë zhvilluar aksionin “Brezovica 6”. Aksioni është zhvilluar në 11 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë. Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. 10:28 – Prokuroria: Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Fajde” Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje për aksionin “Brezovica 6” që u zhvillua në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se janë kontrolluar dhe bastisur 11 lokacione. Sipas prokurorisë shtatë personat e arrestuar dyshohen për tre vepra penale: “Dhënia e ryshfetit”, “Fajde”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Ushtrim i Ndikimit”. Njoftimi i plotë: Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale, për të cilat Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informoj në vazhdimësi. Ndaj personave të dyshuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 10:13 – Në aksionin “Brezovica 6” ka të konfiskuar vetura dhe armë Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe policia po e zhvillojnë aksionin “Brezovica 6” i cili është shtrirë në disa lokacione në kryeqytet ku janë kryer bastisje në disa shtëpi. Në këtë aksion deri më tani janë arrestuar shtatë persona. Klankosova.tv mëson se në këtë aksion janë konfiskuar armë dhe vetura. Aksion aktualisht është duke vazhduar dhe pas përfundimit të aksionit do të bëhen të ditura detajet. 09:31 – Shtatë të arrestuar në aksionin “Brezovica 6” Shtatë persona janë arrestuar deri më tani në aksionin “Brezovica 6” i cili po zhvillon në disa lokacione të Prishtinës. Kështu tha për Klankosova.tv prokurori i rastit Rasim Maloku. Pas përfundimit të aksionit nga policia dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt do të bëhet të ditura detajet, njofton Klankosova.tv 08:48 – Policia konfirmon aksionin “Brezovica 6” Policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë është duke zhvilluar një aksion për rastin Brezovica. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani. Kelani tha se detajet lidhur me aksionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij. “Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit” – tha Kelani. 08:20 Njësia Speciale aksion për rastin “Brezovica”, raportohet për të arrestuar Një aksion është duke u zhvilluar në Prishtinë. Njësia Speciale e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur një operacion të kontrolleve në disa prej lagjeve luksoze të kryeqytetit. Ky aksion është i ndërlidhur me rastin Brezovica. Raportohet se 11 lokacione janë pjesë e bastisjes, shkruan Indeksonline, përcjell Klankosova.tv. Disa persona janë arrestuar dhe sekuestruar armë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë