Prokuroria: Nuk ruhen të akuzuarit me 1 polic e 2 kamera (VIDEO) NULL NULL nga Rina Mujku 01.12.2021 20:25 nga Rina Mujku 01.12.2021 20:25 Përgjigjja e Policisë së Kosovës kthyer Dhomave të Specializuara ku sqarohet si ky institucion kosovar i sigurisë mund të ofrojë garanci mbikëqyrjeje në rast se ish-krerët e UÇK-së lirohen me kusht, është analizuar me vëmendje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Përmes një parashtrese, kryeprokurori Jack Smith ka nxjerrë vërejtje të mëdha dhe mundohet të vë në pah pse Policia e Kosovës nuk do të arrinte ta përmbushte me sukses detyrën e monitorimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. “Policia e Kosovës heq çdo përgjegjësi për dështimet e profilit të lartë, siç janë Remzi Shala, Sami Lushtaku dhe Sabit Geci, dhe këto incidente tregojnë se personalitetet e larta kanë fuqi t’i hedhin poshtë kushtet e monitorimit në Kosovë. Ka edhe raste tjera të ndërhyrjes, siç është rasti kur PK bllokoi zyrtarët e EULEX-it për të arrestuar Nexhmi Krasniqin, atëherë komandant i PK-së në Prizren”. Smith ka gjetur vërejtje edhe në deklarimet e policisë se mund t’i mbikëqyrë të paraburgosurit me kamera, por këtë e bën vetëm nëse është e nevojshme. “Policia e Kosovës premton mbikëqyrje 24/7, por në mënyrë të paqartë thotë se do të përfshijë aq zyrtarë policorë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, e vetmja marrëveshje e propozuar nga PK është një oficer i vetëm policie që qëndron në hyrje të shtëpisë. Ky staf nuk është aspak adekuat në rast për arrestin shtëpiak dhe personat me ndikim”.
Big Brother VIP "Andi është piuni më i madh i Stresit brenda BBVK-së", thotë Xhuli (VIDEO) 01/02/2023
Big Brother VIP Xhuli: Gabimi im më i madh këtu është ofendimi që i bëra Stresit duke e quajtur "legen" (VIDEO) 01/02/2023