Prokuroria nis hetimet pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit

Prokuroria nis hetimet pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit

NULL NULL
2 months më parë

Prokuroria Themelore  në Ferizaj ka filluar hetimet lidhur me rastin e zgjedhjeve lokale për kryetar komune në Han të Elezit.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar opinionin publik se pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”  nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës të KPRK-së (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.