Prokuroria në Pejë: 257 të dyshuar për krime vetëm në shkurt NULL NULL 18.03.2025 12:25 18.03.2025 12:25 Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë muajit shkurt ka pranuar 213 kallëzime penale kundër 257 personave. “Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë punës se muajt shkurt, ka pranuar 213 kallëzime penale, kundër 257 personave, kurse nga departamentit i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe ai për të mitur, janë përfunduar si lëndë 275 raste, kundër 352 personave për vepra të ndryshme penale.” Po ashtu gjatë këtij muaji janë ngritur 184 aktakuza për vepra të ndryshme penale kundër 226 personave. “Gjatë këtij muaji, Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht departamenti i krimeve të rënda dhe ai i përgjithshëm, kanë ngritur gjithsej 184 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku të akuzuar gjatë këtij muaji janë 226 persona.” Njoftimi i plotë: Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë punës se muajt shkurt, ka pranuar 213 (dyqindetrembëdhjetë) kallëzime penale, kundër 257 (dyqindepesëdhjeteshtatë) personave, kurse nga departamentit i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe ai për të mitur, janë përfunduar si lëndë 275 (dyqindeshtatëdhjetepesë) raste, kundër 352 (treqindepesëdhjetedy) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë këtij muaji, Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht departamenti i krimeve të rënda dhe ai i përgjithshëm, kanë ngritur gjithsej 184 (njëqindetetëdhjetekatër) aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku të akuzuar gjatë këtij muaji janë 226 (dyqindenjëzetegjashtë) persona. Nga departamenti për të mitur i kësaj prokurorie, janë 12 (dymbëdhjetë) propozime për shqiptimin e masave edukative ndaj personave të mitur. Rastet e dhunës në familje gjatë këtij muaji janë pranuar 29 (njëzetenëntë) kallëzime penale, kurse nga prokurori i shtetit janë ngritur 15 (pesëmbëdhjetë) aktakuza, ndaj 19 (nëntëmbëdhjetë) personave që kanë kryer këtë vepër dhe të njëjtat janë deponuar në gjykatat kompetente. Po ashtu, gjatë muajit shkurt në Prokurorinë Themelore të Pejës, përmes procedurave alternative janë përfunduar 33 (tridhjetetre) raste, kundër 44 (dyzetekatër) personave. Prej tyre 26 (njëzetegjashtë) raste përmes procedurës se ndërmjetësimit, ndërsa në 7 (shtatë) raste tjera është arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 15/06/2025