Prokuroria me aktakuzë ndaj dy personave që ngacmuan / kanosën dy gazetarë NULL NULL 03/12/2021 03/12/2021 Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për kanosje dhe ngacmim të gazetarëve. “Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.S., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të KPRK-së, po ashtu, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.P., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. “Sipas aktakuzës, i pandehuri R.S., ka kryer veprën penale të ngacmimit ndaj gazetarit-të dëmtuarit Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largojë nga portali përkatës shkrimin e tij”. “Ndërsa, sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit-të dëmtuarit G.G., përmes rrjetit social Facebook”. Prokurori i shtetit me aktvendim mbi ndalim kishte ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të pandehurit dhe ndaj tyre ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Për më tepër, ai aktakuzat e ngritura i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtutjeshëm.