Prokuroria kërkon që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj NULL NULL 28.03.2023 12:51 28.03.2023 12:51 Prokuroria Speciale e Hagës ka bërë të ditur se kanë kërkuar që t’i zgjatet masa e paraburgimit edhe për dy muaj ish-presidentit Hashim Thaçi. “Në këtë drejtim, Paneli rikujton se arsyetueshmëria e vazhdimit të paraburgimit të një të akuzuari duhet të vlerësohet në faktet e secilit rast dhe sipas veçorive të tij, të cilat në këtë rast, përfshijnë: (i) ndikimin dhe autoritetin e z. Thaçi; (ii) njohuritë e tij për akuzat dhe provat kundër tij, dhe mundësia e një dënimi më burgim të gjatë; (iii) rreziku që z. Thaçi do të pengonte procedurat e KS”. “(Iv) rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme; (v) faktin që masat kufizuese për lirimi nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet; (vi) peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër z. Thaçi; dhe (vii) fakti që vazhdon të bëhet progres drejt fillimit të gjykimit.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.
Gjykimi Special Specialja i çon në Hagë gazetarët kosovarë, “i trajnon” si të raportojnë për gjyqin! 02/05/2023