15:49, 15 Mars 2019

Prokurori i shtetit ka dëguar në gjykatë kërkesë për ndryshim të masës së paraburgimit, për ta zëvendësuar me masë tjetër.

Kjo masë pritët të zëvendësohet me masën e “paraqitjes në stacionin policor” dhe “konfiskimi i dokumenteve të udhëtimit për një muaj”

Kjo erdhi pas qëndrimit të Hysri Peçanit, i njohur si Burdushi në paraburgim prej katër muajsh.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Petrit Kryeziu, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Në përgjigjen e tij thuhet:

“ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, maksimumi i dënimit për veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri është pesë vite dhe për shkak të kalimit të afateve ligjore për vazhdimin e kësaj mase mbi katër muaj – e që ky kalim i afateve nuk i atribuohet zvarritjes së procedurës nga ana e Prokurorisë, prokurori ka konsideruar se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e paraqitjes në stacionin policor. Tani mbetet në kompetencën e Gjykatës ta përcaktoi apo jo masën”.

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

Konkurs Pune

Lexo më shumë