Prokuroria ka nisur hetim për zjarrin që shpërtheu tek objekti i ish-Rilindjes - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria ka nisur hetim për zjarrin që shpërtheu tek objekti i ish-Rilindjes

NULL NULL
10.01.2023 21:28

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se kanë iniciuar hetim për zjarrin që ka shpërthyer në depon e objektit të qeverisë (ish-Rilindja).

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky rast është iniciuar si “Zjarrëvënie”, transmeton Klankosova.tv.

“Ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz”.

“Derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Zjarrëvënie” dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.