Prokuroria jep detaje, rasti në Dumnicë të Podujevës cilësohet si vrasje NULL NULL 27.03.2023 11:08 27.03.2023 11:08 Një person është vrarë në Dumnicë të Podujevës, në pasditen e së dielës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës. Prokuroria ka thënë se mosha e viktimës është 58 vjeç. “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”. “Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023